Connect with us

Futboll

Prandelli: Ja pse e refuzova ofertën e Leicester

Cesare Prandelli ka zbuluar se ka refuzuar ofertën e Leicester City, pikërisht për mënyrën se si ky klub u soll me Claudio Ranieri. Leicester e shkarkoi Ranieri në muajin shkurt, pavarësisht se fitoi titullin kampion në Premier League, vetëm nëntë muaj më parë. Pronarët e “dhelprave” janë kritikuar për mungesë mirënjohje dhe ndjenjash ndaj njeriut më të suksesshëm në historinë e klubit.

Prandelli has brief spells at Valencia and Galatasaray after leaving his Italy post in 2014

Prandeli zbuloi solidaritetin ndaj bashkëpatriotit të tij. “Trajnerët e rinj duhet të studiojnë arsyen përse u largua ai që ishte përpara në vendin e trajnerit. Në dy-tre muaj, ajo që ndodhi nuk duhej të ndodhte. Përgjegjësia duhet të ishte e gjitha, e çdo pjesëtari të klubit, jo vetëm e Ranieri. Menjëherë thashë jo kur më dhanë mundësinë për të biseduar me pronarët e klubit të tyre.” 

Ranieri led 5001-1 outsiders Leicester to an incredible Premier League win last season

Prandelli ka qenë për katër vjet trajneri i kombëtares së Italisë (2010-2014) dhe i udhëhoqi deri në finalen e Euro 2012. Përvoja e tij e fundit nuk qe e lumtur dhe u largua pas vetëm 10 ndeshjesh në krye të Valencia në La Liga. Leicester i ka fituar të katër ndeshjen nën drejtimin e pasardhësit të Ranier, Craig Shakespeare duke shkuar deri në çerekfinalet e Champions League.

Më shumë nga Futboll