Premier League

Pranon jetën e vështirë te Man.City, Gabriel Jesus: “Nuk e meritoja tripletën!”

Gabriel Jesus ka pranuar se ka kaluar një jetë të vështirë te Manchester City, që pas dëmtimit të tij të parë shumë serioz. Sulmuesi i “Qytetarëve” u rikthye me tregolësh në Champions League, gjatë fitores së City 6-0 ndaj Shakhtar Donetsk, për t’i dhënë fund shterpësisë me vetëm dy gola në 14 ndeshjet e këtij sezoni. Tashmë Jesus shpreson të jetë pranë rigjetjes së formës së tij më të mirë, pasi u skarcua nga formacioni prej Sergio Aguero.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

“Ka qenë shumë e vështirë për mua që nga dëmtimi i parë. Nuk ishte aspak i lehtë, përkundrazi ishte shumë e vështirë t’i nënshtrohesha operacionit… natyrisht, por nuk ankohem apo dorëzohem. Unë them gjithmonë atë që ndjej dhe nuk mund të them se jam i kënaqur me muajt e kaluar, por çdo gjë duhet të kalojë. Jam i fortë mendërisht dhe kam mbështetjen e familjes dhe miqve, çka vlen shumë për t’u ringritur”, deklaroi braziliani.

“Jam vetë-kritikues dhe i sinqertë me veten, ndaj e di se kam luajtur mirë, por pa mundur të shënoj. Kam ndihmuar më shumë ekipin, duke goditur më shumë drejt portës, duke luajtur në mënyrën që unë di. Nuk mund të them se e meritoj atë tregolësh, por më në fund e shënova. Ishte një mbrëmje shumë special dhe e paharrueshme, jo vetëm se shënova tregolëshin tim të parë, por gjithashtu se ia dedikoj atë mamasë time”, u shpreh Gabriel Jesus.

Më shumë nga Premier League