Merkato

Pranon ofertën e Juventus, Barcelona e Man.City humbin yllin holandez

Manchester City dhe Barcelona janë destinuar të humbasin ndaj Juvents në garën intensive për të siguruar shërbimet e yllit holandez të Ajax, Matthijs de Ligt. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike. Futbollisti i përfaqësueses së Holandës mendohej se ishte në diskutime për një transferim në Spanjë, por vetëm së fundmi është mësuar se ai ka pranuar ftesën për t’u bashkuar me Juvents.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Në një intervistë për “Four Four Two” lidhur me spekullimet e transferimit, De Ligt deklaroi: “Për të qenë i sinqertë nuk është asgjë speciale. Ka aq shumë tabloidë që shkruajnë gjëra. Unë nuk kam dëgjuar gjë, ndaj vazhdoj të jem i përqendruar te Ajax. Është këndshëm të shohësh emrin tënd të përflitet në klubet elitare, por nëse unë nuk kam dëgjuar gjë, atëherë nuk ka rëndësi”.

Media spanjolle “Mundo Deportivo”, pat pretenduar se Barcelona ishte në epërsi në garën për firmën e De Ligt, me yllin holandez që është nën kontratë me klubin nga Amsterdam deri në vitin 2021. Verën e fundit edhe Manchester City shfaqi interesim për holandezin, duke e konsideruar atë si një zëvendësues në harkun kohor afatgjatë i Kompany. Por jo vetëm kaq, pasi për De Ligt u interesua edhe Tottenham, e gjithashtu edhe Bayern Munich.

 

Më shumë nga Merkato