Merkato

Prapaskena, klubi i Serie A hoqi dorë nga Harry Kane

Leyton Orient, Millwall, Norwich, Leicester (para mrekullisë së Ranieri-t) dhe Livorno. Ose pothuajse. Po, sepse është zbuluar se në 2013-ën, Harry Kane ka qenë një hap larg veshjes së fanellës së klubit toskan: ishte akoma 20 vjeç dhe nuk ishte golashënuesi që është sot.

Në atë kohë vlente vetëm 500 mijë euro, ndërsa sot, golashënuesi më i mirë i Botërorit, vlen 120 milionë euro.

Në merkaton e verës të 2013-ës, Livorno ka marrë si trajner Davide Nicola dhe i ka besuar në sulm, Emeghara-s, Paulinho-s dhe Dionisi-t. Por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe në fund të sezonit ka ardhur rënia në Serie B.

Ka qenë pikërisht gjatë asaj vere që presidenti Spinelli ka përkëdhelur idenë për të marrë nga Spurs atë djalosh 188 cm të gjatë, i cili sapo ishte kthyer nga huazimi te Leicester.

Vetë Spinelli ka thënë: “Ka qenë vera e 2013-ës. Gjatë një diskuti8mi me Franco Baldini-n ka dalë emri i tij, por nuk lindi një negociatë e vërtetë. Kishim folur për një huazim me të drejtën e blerjes, por në fund nuk u bë asgjë”.

Keni dëgjuar për promocionin e Eurollotos në Botëror? Tani me 1 skedinë mund të fitoni 3. Bashkohuni në grupin “3 përnjëherë” dhe fitoni: http://bitly.com/3përnjëherë

Më shumë nga Merkato