Futboll

“Prej Messi-t kam kërkuar të zëvendësohem!!!”

“Prej Messi-t kam kërkuar të zëvendësohem!!!”

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësi i Milan, me të cilin ka luajtur 458 ndeshje, sot është opinionist te televizioni “Sky Sport” dhe ka zbuluar një prapaskenë kurioze në lidhje me Lionel Messi, që të martën në mbrëmje vuri në siklet serioz mbrojtjen e Juventus në “Camp Nou”. Costacurta tregon një episod nga përvoja personale me argjentinasin.

Lionel Messi points to the heavens after giving Barcelona the lead against Juventus in their Champions League opener

“Pas paraqitjes së tij kundër Juventus u kujtova që kam luajtur kundër Messi kur ai ishte 17 vjeç, – tha Costacurta. – Ishte një ndeshje pre-kampionati. Unë u aktivizova 30 minuta para fundit. Ndoshta edhe pse i kisha këmbët e rënda, nuk e di përse, por nuk e ndala kurrë. E kujtoj që u ktheva te Ancelotti dhe i thashë se në rast se do të më zëvendësonte nuk do të ofendohesha, përkundrazi do të shmangia një figurë të shëmtuar.”

Më shumë nga Futboll