Futboll

Premier League / Arsenal bën “tris”, Tottenham e imiton!!!

Premier League / Arsenal bën “tris”, Tottenham e imiton!!!

Arsenal ka fituar 3-0 ndaj Bournemouth, duke e zbutur disi presionin ndaj trajnerit Arsene Wenger, që e nisi kampionatin me dy humbje në tre ndeshjet e para. Danny Welbeck ishte protagonisti i suksesit të “topçinjve” në “Emirates Stadium”, pasi shënoi dy gola vetë dhe ndërtoi golin e dytë të Arsenal, që mban firmën e Alexandre Lacazette.

Me të njëjtin rezultat, 3-0, Tottenham ka fituar në fushën e Everton. Edhe në këtë rast, protagonist ishte një qendërsulmues, pasi Harry Kane, gjeti golat e parë në këtë edicion të Premier League, duke shënuar dy herë në portën e Pickford. “Spursat” e Pochettino, që shënuan edhe me anë të Eriksen, ngjiten në kuotën e shtatë pikëve, tre më pak se Manchester City kryesues.

Në ndeshjet e tjera të luajtura për javën e katërt të Premier League, spikat fitorja e Watford me rezultatin 0-2 në fushën e Southampton me golat e shënuar nga Abdoulaye Doucoure dhe Daryl Janmaat. Ndërkohë, Brighton arriti fitoren e parë, 3-1 ndaj West Bromuic Albion.

City turpëron Liverpool pas të kuqit të Mane, Aguero shkruan historinë e Premier League

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll