Connect with us

Futboll

Premier, Wenger zbulon pretendentin kryesor për titullin…

Arsene Wenger beson se Chelsea është skuadra favorite për të fituar titullin në këtë sezon, por nga ana tjetër trajneri i Arsenal ka kritikuar cilësinë e parë në Premier League gjatë vitit 2016. Chelsea ka gjashtë pikë avantazh ndaj Liverpool në prag të 2017-s, teksa Arsenal është i katërti, nëntë pikë larg kreut. Një ecuri prej 12 fitoresh radhazi e ka bërë Chelsea skuadrën për t’u mundur në sytë e Arsene Wenger. Francezi është i bindur se Arsenal duhet të fitojë të gjitha ndeshjet me gjashtë rivalët e drejtpërdrejtë që të pretendojë titullin kampion në pjesën e dytë të sezonit.

wenger1

“Gara për titull do të vendoset nga përballjet direkte, – tha Wenger në konferencën për shtyp para ndeshjes të së dielës kundër Crystal Palace. – Megjithatë, Chelsea është super favorite dhe nëse ata nuk ndalen, ekipet e tjera nuk kanë shanse. Rruga mbetet ende e gjatë dhe Chelsea ende mund ta humbasë titullin, por do të jetë e vështirë për të gjithë ekipet e tjera, ku e përsëris që sfidat kokë më kokë do të kenë një ndikim shumë të madh.”

arsene-wenger_52ei4ct9mvvi1gp26noflvgdx

Teksa po mbyllet viti 2016 në Premier League, Wenger kritikon cilësinë e lojës së treguar. “Unë do ta ndaja vitin 2016 në dy pjesë. Në pjesën e parë ne e mbyllëm kampionatin në vendin e dytë dhe ishte zhgënjyese që nuk e fituam trofeun. Pas kësaj, në pjesën e dytë, punuam për të përmirësuar nivelin tonë, por në përgjithësi niveli ka lënë shumë për të dëshiruar. Nuk kemi bërë asnjë ndeshje për t’u mbajtur mend dhe urojmë që në pjesën e dytë të sezonit të përmirësohemi në këtë aspekt. Të gjitha skuadrat nuk janë shprehur në nivelin e duhur dhe unë mbaj përgjegjësinë time për këtë.”

 

[interaction id=”5866430f4f601b0929223a3f”]

Më shumë nga Futboll