• Premtimi i anglezëve të Bradford: 1 £ bileta nëse shkojmë në Premier League

    Publikuar: 20 Mar 6:18

    Kur pronari I Bradford City thotë se Edin Rahic thotë se do të vendosë një çmim 1 paund dhe prapë do të ketë fitime, ai nuk e thotë kot këtë gjë. Ish-drejtori financiar i gjigantëve të makinerive Bosch është një investues privat dhe e njeh mirë ekonominë. Klubi të cilin e ka në pronësi bashkë me Stefan Rupp është një çështje për t’u studiuar. Bradford kishte filluar strategjinë e biletave të lira që përpara se të vinte Rahic, duke qenë rregullisht në krye të listës së ekipeve me çmimet më të lira.

    The club boast the league's second highest average gate and best capacity to attendance ratio
    Afërsisht 18,000 tifozë paguajnë vetëm 149 paund për 23 ndeshje brenda në “Valley Parade” dhe klubi ka raportin më të mirë të kapacitetit me shikueshmërisë në kampionat. Në fushë ekipi i Bradford ka më tepër se një vit pa humbur brenda në shtëpi. “Është ëndrra jonë të jemi në Premier League dhe, nëse shkojmë aty, biletat do të jenë 1 paund për ndeshje. Mos u habisni. Do të merrnim 100 milionë paund nga të drejtat televizive. Shitjet e biletave do të ishin diçka e vogël në krahasim me paratë e të drejtave të TV.”


    Lexo postimet e tjera