NBA

Premtimi i Magic Johnson: Lakers do të rikthehen aty ky i takon

Legjenda e Lakers dhe e NBA-së, Magic Johnson, është i bindur se skuadra kaliforiane do të rikthehet në majën e basketbollit. Ardhja e LeBron James është rezultat i marketingut të mirë që shefi ekzekutiv i Lakers ka bërë gjatë viteve të fundit, ndërkohë që ai premton se surprizat do të vijojnë edhe në të ardhmen. “Kishim premtuar se do të rikthenim ekipin në vendin që i takon dhe po e mbajmë fjalën. Kemi bërë hapin e parë të madh, ndaj mezi pres që të nisë sezoni i ri dhe të shohim në parket frutet e punës tonë”, tha Johnson.

Në një konferencë shtypi që shefi i Lakers zhvilloi sot u shpreh: “Ne duam nga ky ekip që të jetë kompetitiv, ashtu siç e kam parë këtë entuziazëm gjatë këtyre ditëve në palestër. Kemi një ekip me veteran e lojtarë të rinj që mund të rritem, ndaj besoj se do të jemi ndër më të mirëve. Unë jam bërë një basketbollist i mirë, pasi kur isha i ri shkoja stërvitesha me më të mirët e përballesha çdo ditë me ta në stërvitje”.

Kur LeBron hyri në palestër të gjithë e kuptuan se hyri një kampion dhe një mentalitet tjetër përfshiu skuadrën. Sidomos të rinjtë. Trajneri Walton ka për detyrë të gjejë sa më shpejt alkiminë e duhur për ta bërë këtë ekip të funksionojë. Deri më tani gjërat po shkojnë mirë, skuadra po stërvitet dhe besojmë se ky sezon do të jetë mjaft i mirë”, deklaroi Magic Johnson.

Më shumë nga NBA