Futboll

Presidenti i Atletico-s: Duam të blejmë Messi-n

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, e ka përsëritur disa herë admirimin e tij për sulmuesin Lionel Messi, por duket se për yllin e Barcelonës ka simpati edhe presidenti i klubit madrilen. Enrique Cerezo sot foli për gazetarët para ndeshjes së skuadrës së tij me katalanasit, teksa u pyet për të ardhmen e sulmuesit Fernando Torres dhe teknikut Simeone. Përgjigjja e tij qe surprizuese: “Për momentin po përpiqemi të blejmë Messi-n. Gjithçka tjetër vihet në plan të dytë.”

Natyrisht, deklarata e numrit 1 të bardhekuqve ishte me shaka, ndryshe nga ajo që ai tha për “El Cholo”-n, i cili sot u ul për herë të 300-të në stol si trajner i madrilenëve. Simeone është trajneri ynë. Ai merr vendimet dhe ne i besojmë. Duam që ai të qëndrojë”, – theksoi Cerezo, i vetëdijshëm se argjentinasi mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll, në kërkim të një aventure që mund ta bëjë më të suksesshëm diku tjetër. Inter, ish-skuadra e tij, konsiderohet prej kohësh si destinacioni i tij i ardhshëm.

 

Më shumë nga Futboll