Bundesliga

Presidenti i Bayern e akuzoi se luante si m…, vjen reagimi

Gjatë konferencës së gjatë të dhënë për mediat, përmes të cilës u konfirmua rinovimi i besimit ndaj trajnerit Niko Kovac, duke përgënjeshtruar gjithashtu edhe ekzistencën e kontradiktave në dhomën e zhveshjes mes futbollistëve dhe teknikut, duke mbrojtur edhe fushatën e merkatos, presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness lëshoi edhe fjalët e rënda në adresë të Bernat, spanjollit të blerë nga Valencia në vitin 2015, të shitur erën e kaluar te Paris Saint-Germain pas katër sezonesh jo të paharrueshëm.

“Sezonin e kaluar rrezikuam eliminimin nga Champions League kundër Sevilla, pikërisht për fajin e tij. Në të njëjtën ditë vendosëm se do ta shisnim sepse luante si m…”, deklaroi numri 1 i klubit bavarez. Fjalë këto që kanë ndezur reagimin e menaxherit të futbollistit, Vincente Fores, që dha versionin e tij të fakteve. “Ato të Hoeness ishin deklarata të papërshtatshme. Më pëlqen t’i kujtoj se vetëm pak muaj më parë na kishte propozuar rinovimin e kontratës për pesë vite të tjera. Besoj se reagimi i tij është pasojë e vendimit tonë për t’u larguar”, ishin fjalët e Fores të cituara nga “Mundo Deportivo”.

Më shumë nga Bundesliga