Premier League

Presidenti i Leicester vdiq në aksident, arbitri prish përkujtimoren

Leicester City rikthehet te fitorja dhe ndeshja në Cardiff vlen vërtetë shumë. Jo aq shumë për tre pikët, apo për fitimin e vendeve në klasifikim, as për përmirësimin e statistikave. Fitorja e Leicester City është e gjitha për Vichai Srivaddhanaprabha. Vetëm për atë. Dhe për të fituar, “Dhelprat” nuk mund të zgjidhnin një ditë më të mirë, jo vetëm sepse është ndeshja e parë që pas vdekjes së presidentit të klubit, por edhe sepse dita kishte nisur me një mëngjes të pasur në “King Poëer Stadium” për tifozët që do të niseshin për transfertëne ekipit, një gjest që realizohej shpesh nga Khun. Një tjetër mënyrë për të kujtuar më së miri presidentin ishte fitorja dhe ajo mbërriti. Por një shije negative fatkeqësisht duhet theksuar, një detaj arbitrimi.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Goli i Demarai Gray, i realizuar në të 55’, pikërisht para sektorit të tifozëve miq, ka bërë që stadium i Cardiff City të shpërthejë dhe duartrokitjet mbërritën edhe nga pjesa tjetër e stadiumit. Numri 7 i “Dhelprave” shënon një gol, por duartrokitjet nuk i kushtohen atij, apo golit të tij, por me të realizuar, ai nist të vrapojë duke ngritur e më pas hequr fanellën, për të shfaqur një bluzë që mbante veshur poshtë, me mbishkrimin “ për Khun Vichai”. Dedikimi ishte obligues, por festimi prekës ishte vërtetë diçka special. Por arbitri Lee Prober, pas festimit, pa i dhënë kohë nde që të rivishte fanellën, ka ndëshkuar Gray. Një vendim ky i arbitrit i kontestuar nga publiku, që nuk e ka pritur aspak mirë, ndonëse vetë futbollisti nuk protestoi shumë, edhe pse nuk i pëlqeu. Ndërkohë, në rrjet, vendimi i arbitrit ka gjetur një reagim të fuqishëm. Është e qartë që rregullat janë të tilla, por gjithashtu është e vërtetë se në një rast të tillë të jashtëzakonshëm, sikurse të gjithë në rrjetë kanë vendosur unanimisht, mund të përdoret edhe sensi i mirëkuptimit, i ndjeshmërisë së situatës delikate. Do të kishte qenë e këndshme edhe nga ana e arbitrit.

Më shumë nga Premier League