Seria A

Presidenti i Napolit: Mendes ma ofroi mua Ronaldon para Juventusit

Cristiano Ronaldo mund të ishte te Napoli. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar lajmin, që doli dje në shtypin italian. Ai thotë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Jorge Mendes (kanë punuar së bashku për rinovimin e Faouzi Ghoulam) dhe këtë verë, gjatë negociatave, në përpjekje për të nënshkruar me Rui Patricio, agjenti i njohur portugez i CR7, gjithashtu, i propozoi ish-yllin e Real Madridit.

“Ai më tha: E do Ronaldon? – rrëfeu De Laurentiis për “Radio Kiss Kiss Napoli”. – Unë kam qenë i befasuar dhe thashë “po” menjëherë, por ka pasur probleme ekonomike. Bëmë llogari dhe operacioni kushtonte midis 300 dhe 400 milionë euro. Unë i thashë Mendes 250 milionë euro për të financuar operacionin, por ishin pak për t’i shkuar deri në fund kësaj sipërmarrjeje të madhe”.

Sipas ekzekutivit të lartë napoletan, megjithatë, tifozët e tij nuk mund të presin për ta kthyer ëndrrën në realitet: “Mendes është një njeri shumë i shpejtë, i pëlqen të shmanget dhe e kuptuam se nuk kishte kohë për të negociuar me ne. Blerja e Crsitianos do të kishte shkaktuar një efekt unik, i njëjti që shkaktoi me kalimin te Juventusi. Por, ju duhet të dini se si të reflektoni. Ndoshta me ardhjen e tij, Ronaldo gjithmonë do të duhej të luante dhe do të kishim probleme me lojtarët e tjerë”.

De Laurentiis, gjithashtu, foli për një shkëmbim të mundshëm me Milanin, Callejón-Suso: “Nuk di asgjë për këtë. Tani duhet të përqendrohemi te përgatitjet parasezonale, pas 8 gushtit do të kemi dy javë për të shitur ndonjë lojtar, nëse nuk i përshtatet planeve të Ancelottit. Deri atëherë do të shohim”.

Më shumë nga Seria A