Atletikë

Presidenti Ilir Meta i dorëzon Izmir Smajlaj flamurin kuqezi të Lojërave Mesdhetare

Do të jetë atleti shkodran Izmir Smajlaj ai që do të mbajqë flamurin kuqezi në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”, event që do të nisë më datën 22 qershor në Spanjë. Kampioni i Europës në garën e kërcimit së gjati është përzgjedhur për të mbajtur flamurin, që sot në mesditë iu dorëzua në një ceremoni të zhvilluar në presidenti nga kreu i shtatit shqiptar, z.Ilir Meta. Ky i fundit ka pritur në një takim të gjithë delegacionin olimpik shqiptar që do të jetë në Mesdhetare, duke ju uruar atyre sukses.

Duke i uruar suksese dhe përfaqësim dinjitoz të ngjyrave kuqezi, i dorëzova sot Flamurin Kombëtar, sportistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë.Uroj të ngrenë sa më lart flamurin më të bukur në botë në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, për t’iu rikthyer traditave më të mira sportive kur i gjithë Mesdheu u njoh me talentin dhe arritjet e Shqipërisë”, tha Presidenti i Republikës së Shqipërisë gjatë ceremonisë. Sipas KOKSH, Shqipëria do të përfaqësohet në këtë event në 14 disiplina sportive.

Më shumë nga Atletikë