Connect with us

Futboll

Presidenti kundër futbollistëve: “United, Milan e Inter janë më keq se ne”

Ishte një konferencë për shtyp e tipit tërësisht të veçantë, ishte gjithçka veçse aspak një konferencë e qetë, me protagonist kryesor, presidentin e Lyon, Jean-Michel Aulas, që kritikoi futbollistët e skuadrës së tij, të cilët kanë dëshirë të transferohen në klube të tjera. Është e përditshmja italiane, “Tuttosport” ajo që publikoi intervistën e padronit të klubit francez.

Rezultate imazhesh për Jean-Michel Aulas

“Corentin Tolisso flet se dëshiron të luajë në Champions League, e duam të gjithë, por janë pikërisht futbollistët ata që luajnë dhe humbin mundësinë e kualifikimit. Nëse ndonjë futbollist mendon se klubi nuk është mjaftueshëm në nivel për ata, atëherë do të jem vetë unë që do t’i përcjell te porta. Lyon është klubi më i mirë francez i dhjetë viteve të fundit. Kemi bërë ndeshje të shkëlqyera, sikurse kundër Juventus dhe jemi mes të paktëve që kemi fituar në Monaco. Skuadra të tilla si Manchester United, Milan apo Inter po përjetojnë situata shumë herë më të rënda se ajo e jona. Futbollistët kanë marrë gjithmonë vëmendjen që duhej”, deklaroi Aulas, dukshëm kritik dhe i nevrikosur me futbollistët e tij.

 

Më shumë nga Futboll