Futboll

Presidenti me pistoletë kërkon ndjesë: Jemi “viktima” të një futbolli të sëmurë

Presidenti me pistoletë kërkon ndjesë: Jemi “viktima” të një futbolli të sëmurë

Ka hyrë në fushë me një pistoletë në brez gjatë ndeshjes mes PAOK të Selanikut, skuadra ku është president dhe AEK Athinë. Sot, dy ditë pas incidentit, që ka sjellë pezullimin e kampionatit grek, ka ardhur kërkesa për falje. “Jam shumë i trishtuar dhe më vjen keq për atë që ndodhi. Sigurisht që nuk kisha të drejtë të futesha në fushë në atë mënyrë, pavarësisht nga gjykimi skandaloz i ndeshjes,” – tha Ivan Savvidis në një komunikatë për gazetarët.

Image result for paok president

Savvidis është një biznesmen grek me origjinë ruse, me një pasuri të konsiderueshme në vendin “helen”. I lindur në Gjerogji, ai është një ish-deputet i partisë së Putin në Rusi. “I kërkoj ndjesë tifozëve të PAOK dhe të gjithë tifozëve në Greqi, ashtu si komunitetit të futbollit, – vazhdoi deklarata e tij. – Qartësisht u përfshiva nga emocione të gabuara. Unë, dhe familja ime jemi “viktima” dhe pengje të një futbolli të sëmurë. Unë do të vazhdojë të luftojë për një futboll të pastër dhe të ndershëm ku kampionatet fitohen në fushën e lojës dhe jo në zyra apo gjykata. Megjithatë, edhe një herë i kërkoj falje të gjithë protagonistëve.”

Më shumë nga Futboll