Ligue 1

Presidenti i Monaco harron Mbappe, fiton 450 milionë euro nga shitja e radhës

Dimitri Rybolovlev, presidenti i Monaco, ka një nuhatje të jashtëzakonshme për biznes. Pasi ka zbarkuar te Monaco në 2013-ën, miliarderi rus ka shpenzuar 155 milionë euro për të marrë në ekip futbollistë, si Falcao, James dhe Moutinho, por në vitet e fundit muzika ka ndryshuar, me klubin francez që ka vendosur të investojë te të rinjtë. Në fakt, kanë qenë të shumta operacionet që kanë dërguar një mal me para në arkat e Monaco, por ai i fundit nuk ka lidhje me klubin e Principatës. Sipërmarrësi rus ka nxjerrë në shitje “Slvator Mundi” të Leonardo da Vinci-t, pikturë që e ka blerë në 2013-ën për 127,5 milionë dollarë. Vepra e artit është shitur në New York për shifrën rekord 450,3 milionë dollarë.

 

Një goditje e madhe e realizuar nga Rybolovlev, i cili i ka dhënë vazhdimësi operacioneve të mira të mbyllura këtë verë, siç ka qenë edhe transferimi i Kylian Mbappe, i transferuar te Paris Saint-Germain me formulën e huazimit, pr me detyrimin për t’u blerë për 180 milionë euro në fund të sezonit. Nuk duhen harruar as operacionet Mendy, i blerë për 13 milionë euro, dhe Bernanrdo Silva, i paguar rreth 16, të cilët kanë përfunduar te Manchester City i Guardiola-s për 107,5 milionë euro në total. Bakayoko, i marrë nga Rennes për 8 milionë euro, i transferuar te Chelsea për 44,5. Më pas, shitjet e Germain dhe Allan Saint-Maxim te Marseille dhe Nice, kanë dërguar në arkat e klubit 18 milionë euro të tjerë.

Më shumë nga Ligue 1