Champions League

Presidenti nuk i reziston tundimit, “tradhton” Inter-in pas ndeshjes

Tifozët e Inter e kanë pritur me padurim vizitën e Barcelona-s në San Siro. Madje edhe presidenti, biznesmeni kinez Steven Zhang, i cili nuk e ka humbur mundësinë për të bërë një foto me Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Zhang bëri një foto me të dy yjet e Barça-s dhe e ka hedhur imazhin në Instagram.

Messi qëndroi në tribunë gjatë ndeshjes, ndërsa Suarez ishte titullar por nuk arriti të shënonte gol ndaj Inter.

Sulmuesi uruguaian nuk e ka shënuar akoma golin e parë të këtij sezoni në Champions League. Ai bëri çmos që të ndëshkonte Inter, por nuk ia doli.

Në fund ishte Malcom ai që zhbllokoi rezultatin për katalanasit, por Icardi barazoi gjithçka pak minuta më pas.

Image result for steven zhang

Më shumë nga Champions League