Futboll

Presidenti nxjerr bllof Barcelonën: “Messi ka nënshkruar rinovimin!”

“Messi ka rinovuar tashmë me Barcelonën”. Ndonëse nuk ka patur kurrë një njoftim zyrtar dhe publik nga ana e Barcelonës, apo e vetë futbollistit, presidenti i Ligës Spanjolle, Javier Tebas ka nxjerrë bllof të gjithë, mbase duke prishur edhe vetë planin e klubit katalans. Presidenti Tebas ka njoftuar, madje konfirmuar si fakt të kryer tejzgjatjen e kontratës mes yllit argjentinas dhe klubit blaugrana, pasi marrëveshja aktuale skadonte në qershorin e ardhshëm.

Rezultate imazhesh për tebas bartomeu

“Kontratat konsiderohen zyrtare atëherë kur ato firmosen mes palëve dhe jo kur ato njoftohen apo kur bëhet publike për tu servirur si lajme të bujshme. Gjithsesi, Messi ka rinovuar tashmë, nëse nuk më kanë gënjyer, ka hedhur të zezën mbi të bardhë”, ishin fjalët e presidentit Tebas.

Më shumë nga Futboll