Connect with us

Ligue 1

Presidenti i PSG: Humbja me Barçën? Projekti ynë vazhdon

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, është kthyer të flasë pas eliminimit historik të skuadrës së tij nga Champions League. “Si do t’ia bëj tani që të bind lojtarët të luajnë këtu? Ka pak skuadra që janë në gjendje të mundin 4-0 Barcelonën, – ka thënë ai në një intervistë për ‘Les Parisien’. – Kemi një trajneri që ka fituar tre trofe euoropianë radhazi dhe mendoj se në botën e futbollit kemi fituar respektin e të gjithëve”.

Pavarësisht se “vazhdoj të ndihem i mërzitur dhe i zemëruar” dhe “se jam shumë i keqardhur për faktin se kemi dështuar në një nga momentet më të rëndësishme të projektit tonë”, Al Khelaifi ka bërë thirrje për “pjekuri”. “Do të ishte e gabuar të mendohej për një braktisje të projektit pas një humbje të rëndë. Edhe klubeve të tjera në Europë u është dashur kohë pasi kanë ndryshuar pronësi”. Për këtë arsye numri një i PSG ka blinduar Emery, i pari që ka përfunduar në bankën e të akuzuarve: “Forca e një klubi të madh është që të ruajë gjakftohtësinë edhe në momentet e vështira dhe të mos mendojë për të ndryshuar”. Duke parë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën me Blanc, nuk dihet nëse Al Khelaifi do të jetë i të njëjtit mendim edhe në fundin e këtij sezoni.

Më shumë nga Ligue 1