Atletikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, takim me kampionin e Europës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta, ka pritur në Presidencë kampionin e Europës në garën e kërcimit së gjati, shkodranin Izmir Smajlaj, që përgatitet për eventet kryesore të 2018-ës në sportin e “mbretëreshës”. Kampioni i Europës dhe njëkohësisht rekordmen i vendi tonë këtë disiplinë (me 8.08 metra), shoqërohej nga presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli.

Ja kercimi fantastik i Smajlajt ne stervitje

Të dashur miq, kënaqësi të takoja sot rekordmenin shqiptar, kampionin e Europës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj, të cilit i urova sa më shumë suksese dhe medalje për Shqipërinë në këtë vit të Skënderbeut”, shprehet kreu i shtetit shqiptar në faqen e tij zyrtare “Facebook”, duke i premtuar mbështetje rekordmenit.

Presidenti i Republikes, Ilir Meta me Gjergj Rulin dhe Izmir Smajlajn

Shkodrani Izmir Smajlaj vjet u shpall kampion i Europës në sallat e mbyllura, në Europianin e zhvilluar në Beograd, rezultati më i lartë i sportit të atletikës në eventet ndërkombëtare. Këtë vit, Smajlaj do të tentojë të përsërisë këtë rezultat, jo vetëm në sallat e mbyllura por edhe ato të hapura, në Europian dhe Botëror.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Atletikë