Europa League

Presidenti Takaj: “Mëkat, pa ekipe të mëdha. Tani synojmë kualifikimin”

Një natë më parë, menjëherë pas kualifikimit historik ndaj Dinamo Zagreb, presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardjan Takaj uronte për ekipe të mëdha dhe të bujshme në grup, me qëllim për të mbushur stadiumin. Sot, vetëm pak orë nga ajo deklaratë e mbrëmshme, pas hedhjes së shortit të grupeve të UEFA Europa League, Takaj, me dëshirën e pa realizuar pë një ekip të madh, ka një tjetër objektiv, kualifikimin përtej. “Ishim në pritje të ndonjë skuadre të madhe, por vlerësoj se shorti është i favorshëm për të vijuar më tej. Do synojmë kualfikimin, pasi janë ekipe të kalueshme, edhe pse ne e kemi arritur objektivin tonë. Ekipet në grup nuk janë më të forta se ato që kemi eleminuar”, komentoi Takaj.

“Do shkojmë të luajmë futboll kudo, qoftë edhe në Beograd edhe pse dihet vështirësia për të luajtur me ekipet serbe. Shqiptarët janë të uritur për mbrëmje europiane, janë shumë tifozë të flaktë dhe kjo u pa edhe me kombëtaren, ku e skuqën Francën. Ata duan të jetë një ekip shqiptar në futbollin europian, pasi ndjehen të përfaqësuar. Ne e meritojmë të jemi aty”, deklaroi presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, skuadra e të cilit është vendosur në Grupin B të UEFA Europa League, ku do të përballet me Dynamo Kyiv (Ukrainë), Young Boys (Zvicër), Partizan (Serbi).

Më shumë nga Europa League