Connect with us

Europa League

Presidenti Takaj premton 100 mijë euro për “kokën” e Dinamos

Presidenti Takaj premton 100 mijë euro për “kokën” e Dinamos

Skënderbeu po pret një premio prej 100 mijë eurosh nga FSHF-ja për suksesin e deritanishëm në Evropë, shumë e cila duket se është programuar që tani për të kaluar në… xhepat e lojtarëve.

Siç raporton gazeta “Sport Ekspres”, presidenca korçare ka vendosur të shpërblejë skuadrën me këtë shumë, në rast se kalon Dinamon e Zagrebit, që do të thotë kualifikim në Europa League. Deri tani bardhekuqtë kanë arkëtuar 920 mijë euro duke mposhtur tre rivalë dhe, me triumfin ndaj kroatëve, fitimet do të ishin shumë herë më të mëdha.

Kur Kukësi para disa vitesh pati sukses në kupat e Evropës, thuajse duke u kualifikuar në Europa League, FSHF-ja i dha 100 mijë euro si shpërblim. Kjo është shuma që pret edhe presidenti Ardjan Takaj, me të drejtë.

St. Julia, Kairat Almaty dhe Mlada Boleslav janë skuadrat që Skënderbeu ka mposhtur deri tani në ndeshjet kualifikuese. Me triumfet ndaj dy të fundit, Orges Shehi me shokë janë shpërblyer gjithsej 100 mijë euro. Po kaq mund të marrin, nëse mposhtin Dinamon.

 

Më shumë nga Europa League