RUSI 2018

“Presioni mbi Messin për ta fituar Botërorin, më i madh se kurrë”

Ish-mbrojtësi i Argjentinës dhe Interit, Javier Zanetti, beson se presioni ndaj Lionel Messit për të fituar Kupën e Botës është rritur në vitet e fundit. Albiceleste humbi 1-0 ndaj Gjermanisë në finalen e Kupës së Botës së Brazilit, katër vjet më parë, dhe gjithashtu pësoi humbje në “Copa America” në Kili, në vitin 2015 dhe 2016.

Messi, i cili mbush 31 vjeç më vonë, këtë muaj, ka fituar gjithçka që mundet në nivel klubesh, por vetëm një medalje të artë olimpike me vendin e tij në 2008. Tani, duke u përgatitur për atë që mund të jetë Kupa e Botës së fundit e tij, Messi mbart shpresat e Argjentinës mbi shpatullat e tij dhe e bën këtë me një shqyrtim të intensifikuar në performancat e tij, sipas Zanetti.

“Ka shumë presion mbi të, por jo vetëm në këtë Botëror, edhe në të kaluarën, – tha Zanetti për “Mediaset”. – Gjithkush pret që të jetë Kampionati Botëror i tij dhe se Argjentina mund të fitojë, por do të jetë e vështirë, sepse unë shoh ekipe të tjera më të kompletuara. Humbjet në dy finalet e “Copa America” dhe një tjetre në Kupën e Botës ia shtojnë më tej presionet atij dhe ekipit nga mediat.

Kupa e Botës ndalon të gjithë vendin në Argjentinë, ka entuziazëm dhe pasion të madh për këtë ekip kombëtar dhe shpresojmë që të shkojmë deri në fund të garës”.
Argjentina e fillon Kampionatin Botëror duke luajtur kundër debutuesve të Islandës, të shtunën, përpara se të përballet me Kroacinë dhe Nigerinë, në Grupin D.

Më shumë nga RUSI 2018