NBA

Pretendentët nuk zhgënjejnë, Clippers dhe Bulls në krizë

Cleveland korri mëngjesin e sotëm fitoren e 13-të radhazi në NBA, pas triumfit 101-95 ndaj Sacramento, ndeshje që konfirmoi momentin e mirë që po kalon skuadra kampione e Konferencës së Lindjes. 32 pikë e 11 rebaund realizoi LeBron James, më i miri në fushë për Cavaliers, mbështetur nga Love me 18 pikë e 13 rebaund. Pavarësisht këtij triumfi, në krye të renditjes në Lindje qëndron ekipi i Boston, që mundi 97-90 Dallas, duke regjistruar fitoren e 23-të sezonale. Irving realizoi 23 pikë, ndërsa Tatum e Horford nga 17 pikë secili, duke qenë vendimtar në triumfin e Celtics. Edhe pse pa Stephen Curry, i dëmtuar, skuadra kampione e NBA-së, Golden State, fiton 101-87 ndaj Charlotte në fushën e kësaj të fundit. Durant bëri një paraqitje të mirë, duke realizuar 35 pikë, 11 rebaund e 10 asist, lider në fushë për Warriors, mbështetur nga Thompson me 22 pikë.

Nga ndeshja Chicago-New Orleans

Vijon momentin negative për Clippers, që u mundën në fushën e tyre 113-107 nga Minnesota. Edhe pse Rivers e Williams realizuan nga 23 pikë secili, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Minnesota u dallua kolektiviteti, pasi të gjithë titullarët realizuan mbi 16 pikë (Towns 21 pikë e 12 rebaund). Fiton edhe ekipi i San Antonio, që mundi 117-105 Miami, duke shënuar suskesin e 18-të sezonal. Plot 8 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë (Adridge 18 pikë), ndërsa Milwaukee fitoi 104-100 ndaj Detroit, ndeshje ku u dallua Antetoukonmpo (25 pikë e 10 rebaund). Orlando, triumfoi 110-106 ndaj Atlantës, ndeshje ku diferencën e bënë Gordon me 27 pikë si dhe Gordon me 24 pikë 15 rebaund. Nuk zhgënjen New Orleans, që mposhti 123-114 Denver, sfidë ku shkëlqeu Cousins, me 40 pikë e 22 rebaund.

Nga nje ndeshje e NBA-se

REZULTATET E SOTME

Cleveland – Sacramento, 101-95

Indiana – Chicago, 98-96

Orlando – Atlanta, 110-106

Boston – Dallas, 97-90

New York – Memphis, 99-88

Charlotte – Golden State, 87-101

Milwaukee – Detroit, 104-100

New Orleans – Denver, 123-114

San Antonio – Miami, 117-105

Clippers – Minnesota, 107-113

Më shumë nga NBA