Kampionati Shqiptar

Prezantohet Arbri: Krenar që vesh fanellën e Vllaznisë

Polizoi Arbri është prezantuar mesditën e së hënës si lojtar i Vllaznisë. Beratasi e kishte arritur akordin me drejtuesit kuqeblu një ditë më parë, por dalja para mediave me fanellën e re u shty 24 orë për arsye procedurash. Shkodranët bëjnë kësisoji realitet blerjen e tyre të shtatë në merkaton e kësaj vere.

Polizoi Arbri është prezantuar mesditën e së hënës si lojtar i Vllaznisë. Beratasi e kishte arritur akordin me drejtuesit kuqeblu një ditë më parë, por dalja para mediave me fanellën e re u shty 24 orë për arsye procedurash. Shkodranët bëjnë kësisoji realitet blerjen e tyre të shtatë në merkaton e kësaj vere. Sidoqoftë, nga sa ka deklaruar administratori Neritan Kalamishi, Arbri nuk është blerja e fundit, sepse në ditët në vijim priten të tjerë.

Arbri2

Polizoi Arbri kur luante me Flamurtarin

Synimi i Vllaznisë tashmë është afrimi i një sulmuesi, sepse në këtë repart janë konstatuar mangësi nga trajneri Luan Zmijani. Sa i takon Polizoi Arbrit, ai luan në rolin e mbrojtësit. Vetëm pak ditë më parë arriti të fitojë gjyqin me klubin e Flamurtarit në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së dhe të dilte futbollist i lirë. Menjëherë, drejtuesit e Vllaznisë kanë hyrë në bisedime me beratasin, duke arritur akordin dhe mbyllur gjithçka në kohë rekord.

 

Për “divorcin” me kuqezinjtë e Vlorës, Arbri është shprehur: “Tashmë jam ish-lojtar i ekipit legjendar të Flamurtarit! Falënderoj përzemërsisht gjithë tifozët, të cilët më kanë mbështetur gjatë këtyre viteve. Falënderoj ish-presidentin Gjika, i cili më dha mundësinë të vesh e të përfaqësoj atë fanellë të rëndë. Falënderoj ish-trainerin Gjoka, i cili me shumë punë dhe përkushtim na dha kënaqësinë të fitojmë Kupën e Shqipërisë. Falënderoj çdo person që ka ndikuar pozitivisht në përformancën time!”

Arbri 3

Polizoi Arbri gjatë një seance stërvitore me kuqezinjtë e Vlorës

Lidhur me eksperieëncën e re, që nis në Shkodër, mbrojtësi beratas shton: “Iki nga një skuadër e madhe dhe vij në një skuadër tjetër po kaq të madhe. Vllaznia, pavarësisht problemeve në vitet e fundit, ka qenë gjithmonë pretendente për trofe. Fanella e saj është krenari për çdo futbollist që e vesh. Nuk hezitova fare, sa më erdhi oferta e drejtuesve të këtij klubi u ula, bisedova dhe konkludova shpejt. Do të mundohem të jap maksimumin tim në Shkodër, në një qytet shumë futbolldashës. Bashkë me shokët e tjerë të ekipit shpresoj ta përfaqësojmë me dinjitet këtë emër të madh të futbollit shqiptar.”

Arbri 4

Arbri me kuqezinj të tjerë, kur ishte pjesë e Flamurtarit

Me marrjen e këtij futbollisti, shkon në shtatë numri i blerjeve për këtë ekip. Nga të ardhurit, një është portier, Dragojeviç, tre janë mbrojtës, Cicmil, Haxhaj dhe Arbri, dy janë mesfushorë, Selmani dhe Ahmeti, si dhe një sulmues, Paviçeviç.
Burimi: Gjergj KOLA

[total-poll id=67326]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar