Kampionati Shqiptar

Prezantohet Boniface: Premtoj 10 gola, titullin e fiton Partizani!

Sot u bë prezantimi zyrtar i përforcimit më të ri të të kuqve kryeqytetas, sulmuesit nigerian, Mathew Boniface.

Sot u bë prezantimi zyrtar i përforcimit më të ri të të kuqve kryeqytetas, sulmuesit nigerian, Mathew Boniface. Drejtori Genc Tomorri ka qenë i pranishëm, teksa konferenca për shtyp me këtë rast ka nisur me fotot e futbollistit në fjalë, me fanellën e Partizanit.

boniface-1

Boniface, u nisët të vinit në Superiore si lojtar i Skënderbeut, por po e bëni realitet këtë gjë si pjesë e Partizanit?
Sigurisht, në verë erdha në Shqipëri për të luajtur me skuadrën e Skënderbeut, por duke parë dhe problemet që kisha, sa i përkat dokumentacionit, nuk u realizua diçka e tillë. Tashmë jam pjesë e Partizanit. Jam shumë i lumtur që kam bërë këtë zgjedhje. Jeta kështu e ka, duhet të shikojmë vetëm përpara.

Ka shumë pak informacione mbi aktivizimin tuaj te Trepça. Ç’mund të na thoni për këtë pjesë?
Për mendimin tim, sa i përket kampionatit kosovar, është disi i çuditshëm. Kam luajtur më përpara në një skuadër mjaft të njohur në Qipro, por ka qenë një ndryshim shumë i madh aktivizimi në radhët e Trepça. Mendoj se kampionati shqiptar është vërtet, vërtet shumë i fortë në krahasim me atë kosovar.

boniface-2

Pse zgjodhët Partizanin?
Vendosa të luaj me Partizanin, sepse kjo skuadër ngulmoi shumë. Partizani u soll me mua si një prind, ka bërë gjithçka që të isha pjesë e tij. Për këtë jam shumë i kënaqur dhe tepër i vlerësuar.

boniface

Partizani është në garë për titullin, ndërsa juve ju ka marrë si qendërsulmues, çka i mungonte deri tani…
Zgjodha Partizanin për faktin se ka bërë mirë gjithë kësaj periudhe. Unë e kam ndjekur këtë skuadër jo vetëm në ndeshjet e kampionatit, dy fazat e para, por edhe në Kupat e Europës. Menjëherë, sapo agjenti im dhe përfaqësues të klubit më kontaktuan, isha dakord për t’u veshur i kuq. Përgjigjia ime ka qenë menjëherë pozitive, sepse doja të bëhesha pjesë e objektivave maksimalë të kësaj skuadre. Vij për të shënuar gola dhe për të dhënë ndihmesën time në realizimin e objektivit, fitimin e titullit kampion.

 

Sa mundësi ka Partizani që të fitojë titullin kampion?
Sipas meje, ka 99 përqind shanse. E di që skuadra dhe djemtë japin maksimumin në fushë, kështu që jemi në rrugën e duhur.

fanella

Sa gola do të shënoni deri në fund të sezonit, duke ditur se Partizani ka nevojë shumë në këtë drejtim?
Mezi pres të filloj stërvitjen me skuadrën time të re. Sa i takon objektivit personal, të paktën synoj të shënoj 10 gola në dy fazat e mbetura të kampionatit.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar