Kampionati Shqiptar

Prezantohet Emiljano Musta, blerja e pestë e Flamurtarit

Flamurtari vazhdon të përforcohet në merkaton e kësaj vere. Trajneri Shpëtim Duro po afron lojtarë që i njeh, që ua di vlerat. Kështu ka bërë edhe sot, teksa ka firmosur me mesfushorin Emiljano Musta. Elbasanasi, i datëlindjes 1992, vjen nga Teuta e Durrësit, ku luajti nën urdhërat e Maganit. Kujtojmë se ai ritakohet me Shpëtim Duron, sepse kanë qenë bashkë edhe te Partizani. Musta është futbollisti i pestë, që nënshkruan me kuqezinjtë bregdetarë, teksa më herët janë zyrtarizuar te Flamurtari edhe sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj, portieri boshnjak Adis Nurkovic,  mbrojtësi maqedonas Goran Siljanovski, si dhe mbrojtësi lezhjan Ditmar Bicaj.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar