Seria A

Prezantohet Lautaro: Numri i fanellës, bisedat me Milito-n dhe pse zgjodhi Inter

Lautaro Martinez nuk ka pasur asnjë dyshim për t’iu bashkuar Inter-it, dhe do të veshë fanellën me nr. 10.

“Numri i fanellës nuk do të ma shtojë presionin. Është një numër që e kam mbajtur edhe te Racing dhe kur mbërrita pyeta nëse ishte i lirë. Jam shumë i lumtur që do ta vesh.

“Racing ka pasur kontakte me klube të tjera por Inter më kontaktoi i pari. Gjithashtu, edhe Spalletti më bindi.

“Kam folur shumë herë me Diego Milito-n dhe ai më ka thënë vetëm gjëra të mira për klubin. Ai më ka ndihmuar shumë dhe ma ka bërë më të lehtë transferimin.

“Ai ka bërë shumë mirë këtu, një punë fenomenale, tani është radha ime për të bërë të njëjtën gjë.

“Dua të punoj fort dhe të fitoj një vend titullari dhe të jam më të mirën time, siç e kam bërë te Racing.”

Më shumë nga Seria A