La Liga

Prezantohet Luis Enrique: Jo revolucion, por evolucion te Spanja

Trajneri i ri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, është paraqitur para gazetarëve, në zyrtarizim dhe konferencë shtypi, në krah të presidentit Luis Rubiales dhe drejtorit teknik të “La Roja”, José Francisco Molina. Përmes një videoje ka nisur prezantimi i Luis Enrique, në të cilën transmetohej e gjithë karriera e tij profesionale, si lojtar dhe trajner.

Presidenti i RFEF-së e ka marrë fjalën i pari dhe ka falënderuar Luis Enrique për angazhimin e tij dhe i dëshiron fat. Më pas, Enrique ka folur si trajner i Spanjës: “Të falënderoj president, ty dhe kryesinë e federatës për besimin. Unë e di se çfarë do të thotë të jesh trajner i Spanjës, sepse kam qenë me fat të jem shumë vite në këtë kombëtare. Jam shumë i ngazëllyer për ta përmbushur këtë sfidë. Këtu jemi për të pushtuar kompeticionin e ardhshëm të rëndësishëm, në pak vite.

Ju me të drejtë mund të pyesni se çfarë mund të sjellë Luis Enrique për ekipin. Ne do t’i analizojnë gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe të njohim punën e Lopetegui dhe Fernando Hierro. E vlerësoj atë që kam marrë prej tyre, por futbolli është në vazhdueshmëri dhe evolucion. Ne do të kërkojmë një ide, që po zhvillohet. Sergio Ramos si kapiten dhe De Gea në portë? Sot është dita e prezantimit tim, ne do t’i trajtojmë rastet individuale kur të udhëheq grumbullimin e parë.

Ndryshimi gjeneratave? Nuk do të ketë revolucion, por një evolucion. Do të ketë njerëz, të cilëve do t’u japim besim. Shakrkimi i Lopetegui? Eshtë një gjë që i takon të kaluarës dhe unë nuk mendoj se kam për të komentuar asgjë. E shikoj botën me optimizëm dhe e kaluara i përket së kaluarës. Situata me Piqué? Është një çështje tjetër, sepse ai tashmë ka njoftuar se do të largohet nga ekipi kombëtar. Do të doja t’i kisha të gjithë, edhe pse duhet ta respektojmë ndjenjën e secilit lojtar.

Stili i lojës? Ju mund të evoluoni në stilin e lojës, pa prekur atë, e kam bërë tashmë në një klub të madh si Barcelona. Ka shumë aspekte për t’u përmirësuar taktikisht. Si do të jetë trajneri i ri i kombëtares? Unë do të bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme, do ta veçoja marrëdhënien me shtypin, që shpresoj se do të jetë mirë, ashtu si me tifozët. Do të përpiqem me mënyrën më të mirë për secilin lojtar, që të marr gjithçka nga ai.

Më pëlqen të kem afërsi me lojtarët, për të arritur një konsensus të gjerë në kombëtare. Do të doja të bija dakord për ato gjëra që mund të bihet dakord. Qëllimi që kemi si staf është për t’i bërë gjërat më të lehta për lojtarët. Unë nuk kam biseduar ende me asnjë lojtar, por nuk kam frikë ta bëj”.

Më shumë nga La Liga