Formula 1

Prezantohet makina Sauber-Alfa Romeo, synon zonën e pikëve

Është prezantuar sot makina zvicerane Sauber, e cila këtë vit do të bashkëpunojë me markën italiane Alfa Romeo, që rikthehet në Formula 1 pas 30 vitesh si sponsor kryesor. Një bashkëpunim që pritet të japë frutet në pistë, me Sauber që synon një rol si protagonist në Botërorin 2018. Një mundësi e mirë për të dyja palët, pasi bashkëpunimi komercial e teknologjik mes dy markave mund të jetë i suksesshëm, në pistë.

Makina Sauber, këtë sezon do të pilotohet nga Marcus Ercsson dhe Charles Leclerc, ky i dyti debutues dhe që premton shumë, duke qenë se ka dalë nga Akademia Ferrari. Njëvendëshja e re Sauber quhet C37 dhe do të ketë motor Ferrari. “Ne synojmë një sezon shumë më pozitiv se ai i kaluari, të mos jemi më të fundit, por të duelojmë për të hyrë në zonën e pikëve, një sfidë e madhe për ne”, thanë drejtuesit e Sauber.

Më shumë nga Formula 1