Europa League

Prishtina me “pesë yje” kualifikohet në Europa League…

Prishtina ka kaluar raundin paraeliminator dhe do të marrë pjesë e turit të parë eliminator të Europa League, pasi është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 6-1 ndaj Europa FC, ekip nga Gjibraltari.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, kosovarët e drejtuar nga Mirel Josa fituan bindshëm, 5-0 në stadiumin “Adem Jashari”.

Mbrojtësi Armend Dallku ishte protagonist i këtij suksesi teksa shndërroi në gol dy penallti, ndërsa golat e tjerë mbajnë firmën e Gauthier Mankenda, Ahmed Januzi dhe Mergim Pefqeli.

Prishtina ka shanse të mëdha të kalojë edhe raundin e ardhshëm të “kupës së vogël” pasi kundërshtari tjetër do të jetë Fola Esch nga Luksemburgu.

Më shumë nga Europa League