• Pritjet mbinjerëzore të 6 portierëve, që ju lënë pa frymë (video)

    Publikuar: 16 Mar 2:05

    Portier Jan Oblak i Atletico Madrid ndaloi përmes superpritjes së trefishtë topin e goditur nga Kevin Volland i Bayer Leverkusen gjatë ndeshjes së kthimit të 1/16 finale të Champions-it. Me këtë rast, “El Mundo Deportivo” ka renditur 6 raste të tilla, kur portierët tregojnë reflekse të jashtëzakonshme në reagimin e tyre të trefishtë karshi goditjes së njëpasnjëshme të topit.

    1. Oblak kundër Bayer Leverkusen, në raundin e parë me “nokaut” të Champions-it, në sezonin aktual. Një demonstrim i reflekseve të tij, që lënë edhe Casillas pa fjalë.

    2. Një tjetër shpëtimtar i portës e ka emrin Jean-François Bedenik. Portieri Vannes OC, skuadër e divizionit të pesë francez, shpëtoi një gol pothuajse të sigurtë me reagimet e tij të shkëlqyera.

    3. Courtois mrekulloi me tri pritjet e njëpasnjëshme kundër Hull City, për të përfunduar duke e dërguar topin në korne. Kësisoji, portieri belg provoi të jetë një mur i pakapërcyeshëm për goditjet me “breshëri” të kundërshtarit.

    4. Yang Qipeng është portieri kinez i Tianjin Teda. Ai eviton i vetëm goditjet e kundërshtarit, duke e nxjerrë topin edhe nga vija e portës, por edhe neutralizuar gjuajtje nga një distancë e afërt.

    5. Heurelho Gomes i la të gjithë gojëhapur si portier i Watford, në ndeshjen ndaj Bolton Wanderers. Ai bëri “çmenduri” me gatishmërinë e treguar mes shtyllave. Pa dyshim, ndërhyrja e fundit është një mrekulli.

    6. Adam Collin nuk shënoi dot kundër Norwich. “Canaries” nuk ishin në gjendje për të mposhtur portierin Rotherham, i cili u bë një pengesë mbinjerëzore.


    Lexo postimet e tjera