Premier League

Probleme për City, ylli i ekipit refuzon rinovimin

Raheem Sterling dhe Manchester City nuk kanë arritur një marrëveshje mbi rinovimin e kontratës.

“Sky Sports” ka zbuluar se dy palët janë shumë larg njëra-tjetrës dhe se nuk janë planifikuar takime të tjera në këtë moment.

Ai i kaluar ka qenë një nga sezonet më të mira të 23-vjeçarit, i cili ka shënuar 23 gola në të gjitha kompeticionet për City.

“Qytetarët” shpresonin të arrinin një marrëveshje para fillimit të Kupës së Botës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në muajt e kaluar, City ka rinovuar kontrat me disa lojtarë kyç të ekipit, duke përfshirë këtu Kevin De Bruyne, Fernandinho, David Silva dhe Nicolas Otamendi.

De Bruyne do të përfitojë 397.000 euro në javë nga kontrata e re 6-vjeçare, e nënshkruar janarin e kaluar, ndërsa Sterling, i cili është në vitin e tij të fundit të kontratës, fiton gjysmën e asaj shume.

Menaxherët e yllit të Anglisë kërkojnë që Sterling të paguhet sa yjet e tjerë të ekipit.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League