Ligue 1

Probleme për Liverpool, zbulohet këshilla e Neymar për Coutinho-n

Brazili do t’i jap fund fushatës eliminatore për Kupën e Botës me ndeshjen kundër Kilit, me pesë herë kampionët e botës që e kanë siguruar prej kohësh një vend në Rusi. Neymar ka qenë lideri i “Seleçaos”, duke i udhëhequr këta të fundit me gola dhe asiste. Por puna e tij lehtësohet edhe nga fati se luan në krah të dy lojtarëve si Gabriel Jesus dhe Coutinho.

Ndërsa përshtatja në fushë mes tyre është shumë e mirë, duket se neymar po punon për të bindur Coutinho-n që të transferohet te Paris Saint-Germain. Të dy luajnë prej kohësh bashkë te Brazili dhe tani Neymar po përpiqet ta bindë “Cou”-n që t’i bashkohet atij te PSG. Sipas spanjolles “Sport”: “Neymar i ka kërkuar shokut të skuadrës të qëndrojë te Liverpool deri në fundin e sezonit dhe, pas Kupës së Botës, të pranojë ofertën që do të vijë nga PSG”.

Ylli i Liverpool ka qenë shumë afër transferimit te Barcelona gjatë verës, por anglezët i kanë rezistuar të gjitha sulmeve të katalanasve. Në gjashtë ndeshjet e luajtura në këtë sezon me “Reds”, ai ka realizuar tre gola. Liverpool do t’i shfrytëzojë aftësitë e tij deri në fundin e këtij sezoni, por më pas duket se do të duhet t’i bëjë ballë sulmeve të reja që do të vijnë nga Franca dhe Barcelona.

Më shumë nga Ligue 1