Champions League

“Problemi i Alves është rivali direkt, Cristiano Ronaldo!”

Dani Alves nuk po përjeton momentin e tij më të mirë te PSG. Aktualisht braziliani vlerësohet se është më mirë moralisht dhe psikologjikisht se sa fizikisht dhe kjo shkakton disa shqetësime brenda kampit të ekipit parisien. Aq më shumë, kur të mërkurën, skuadra e PSG do të vizitojë Real Madrid në “Santiago Bernabéu” në takimin e parë të vlefshëm për një vend në çerekfinalen e Champions League.

Rezultate imazhesh për psg real madrid ronaldo

Në këtë kuadër, Alain Roche, ish-drejtori sportiv i PSG deklaroi se: “aktualisht ka probleme me lojtarët teknikë dhe ata të shpejtë në duelet një kundër një. Problemi është se rivali i tij direkt i ardhshëm është pikërisht Cristiano Ronaldo …”. Alves, konkretisht konsiderohet i rëndësishëm veçanërisht për atmosferën që krijon në dhomat e zhveshjes dhe në kampin e PSG, ku merr shpesh herë cilësitë e liderit.

Më shumë nga Champions League