Bundesliga

Problemi me dëgjimin, Real Madrid “braktis” yllin e Gjermanisë

Raportohet se Real Madrid është duke “tërhequr spinën” mbi një transferim potencial të merkatos së janarit, kur ishte parashikuar blerja e yllit të Bundesligës gjermane, Timo Werner, për shkak të problemit të tij me dëgjimin. Gazeta spanjolle Marca pretendon se sulmuesi i RB Leipzig është një objektiv për skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane, pasi konsiderohet si konkurent për Karim Benzema. Werner ka shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni dhe gjithashtu ka siguruar një vend në kombëtaren e Gjermanisë për Kupën e Botës Rusi 2018.

 Real Madrid could pull the plug on a move for Timo Werner because of his EARS

Gjithsesi raportimet pretendojnë se Real mund të tërheqë ofertën e saj për Werner, pasi ky i fundit shfaqi probleme shëndetësore në ndeshjen ndaj Besiktas për Champions League, të zhvilluar në shtator. Sulmuesi u detyrua të largohet nga fusha kur kishin kaluar vetëm 30 minuta, pasi u ndie keq për shkak të zhurmës së madhe në stadiumin turk. Werner u pa teksa përpiqej të izolonte gjurmën me anë të gishtave të tij, përpara se ti vinte në ndihmë njëri prej trajnerëve të Leipzig, që i ka dhënë bllokues të zhurmave.

 Werner felt dizzy and suffered breathing problems despite wearing ear plugs

Besohet se Werner vuajti probleme me qrkullimin e gjakut dhe frymëmarrjes dhe për pasojë, që nga atëherë ai ka mbajtur gjithmonë kufjet në vesh. Fatkeqësisht për të riun, ky problem mund të zhdukë përfundimisht shanset që ai të transferohet në “Santiago Bernabeu”. Gjithsesi kjo mund të mos shqetësojë shumë sulmuesin, pasi ai zbuloi se klubi i tij i ëndrrave është Manchester United. Asi i Bundesliga deklaroi: “Kur je fëmijë ëndërron gjithmonë për klubin e madh me të cilin do të doje të luaje. Për mua ka qenë Manchester United me trajner Alex Ferguson, që fitonte gjithmonë. Fëmijët janë gjithmonë tifozë me skuadrën që fiton. Diçka të tillë nuk mund ta shmangësh. Kur shkon mirë ëndërron të shkosh diku tjetër”.

Më shumë nga Bundesliga