Argetim

Prodhohen biskota në forma të pazakonta dhe quhen thjesht…Ronaldo

Cristiano Ronaldo ndodhet në një situatë të sikletshme, pasi akuzohet për përdhunim,  por kjo nuk e ka penguar një biznesman që ta shfrytëzojë këtë çështje në favor të tij. Lusitanian Jose Goncalves,  pronar i një pastiçerie në Londër quajtur ““Our taste of Portugal” ka prodhuar bisktota të cilat i ka “pagëzuar” thjesht me emrin “Biskotat Ronaldo”. Ato kanë formën e një çifti teksa kryejnë marrëdhënie seksuale.

Mesa duket ato janë pëlqyer shumë nga konsumatorët, pasi në një intervistë për BBC, pronari i pastiçerisë tregon se mund të shesë 60-70 copë çdo mëngjes. Për më tepër, ai shton se “portugëzëve u pëlqen të qeshin me gjithçka”.

Megjithatë, një ide e tillë ka sjellë reagime të shumta. Shoqatat kundër dhunës ndaj grave, kanë protestuar pasi panë fotot e këtyre biskotave që po shpërndaheshin me shpejtësi në “Faceook”.

“Është me të vërtetë zhgënjyese që një njeri mund të mendojë se diçka e tillë është argëtuese”, shkruhej në postim e një prej shoqatave në mbrotje të grave. Reagime kundër ka pasur edhe nga tifozë të futbollistit.

Në fund të fundit, të gjithë në Portugali e duan CR7. Dhe kur diçka shkon keq me të, ndoshta është një nga rastet e rralla ku lusitanët nuk mund të qeshin.

 

Më shumë nga Argetim