Champions League

Projekti “Infantino”, 20 milionë euro vetëm për pjesëmarrje në Botërorin e Klubeve

“The World Cup Club”, modeli i ri me 24 ekipe, është projekt i Gianni Infantino dhe ai dëshiron avancimin e pandalshëm. Objektivi i kreut të FIFA-s është që të jetë gati për materializim verën e vitit 2021. Aprovimi final i projektit do të mbërrijë në muajt e ardhshëm, por ndërsa ne presim, presidenti i FIFA-së vazhdon të kërkojë mbështetje.

Këtë do të synojë Infantino në takimin e planifikuar me shtatë klube europiane, ndërsa në javët e ardhshme do ta bëjë këtë gjë me ekipet e tjera të Amerikës së Jugut. Takimi i parë do të zhvillohet të mërkurën në mëngjes, në selinë e FIFA-s në Cyrih, për të vazhduar me kërkimin e mbështetjes së disa federatave.

Real Madridi, Barcelona, ​​Manchester United, Manchester City, PSG, Bayern Munich dhe Juventus (Agnelli është president i ACE) kanë qenë ekipet, ku është mbështetur Gianni Infantino, për të krijuar një projekt, që do të thotë ndryshim në strukturën e futbollit aktual europian.

Ekipet e mëdha duan të rifillojnë atë që dikur ishte “G-14” dhe që formonte Ligën e Kampionëve, siç njihet sot. Të mëdhenjtë duan të përforcojnë ndikimin e ECA (Shoqata Europiane e Klubeve, edhe ajo e integruar në UEFA), për t’i dhënë formë një grupi të ri, në të cilin do të përfaqësoheshin “big”-ët.

Kreu i UEFA-s, Alexander Ceferin, nuk i ka parë me sy të mirë lëvizjet e bëra nga FIFA. Ai nuk e kupton, siç ka thënë disa ditë më parë, se si ka pasur ekipe të caktuara, që kanë thënë “po”. Infantino ishte i vetëdijshëm se pa mbështetjen e të mëdhenjve, nuk mund të bënte asgjë dhe për këtë arsye, lëvizja e parë ishte e orientuar në atë drejtim. Tani, ai duhet të analizojë sjelljen e shtatë klubeve të mëdha, që duan të bëjnë lëvizjen e tyre me ECA.

Paraja ka qenë argumenti kryesor , që Infantino ka marrë një “po” nga të mëdhenjtë, siç pritet të jetë edhe për pjesën tjetër të ekipeve, të cilët do të jenë në gjendje të marrin 20 milionë euro, për faktin e thjeshtë të pjesëmarrjes në një kompeticion, për të cilin deri tani kanë marrë 2 milionë euro, më shumë.

Kompeticioni në fjalë do të gjenerojë 3 miliardë euro dhe me ato para, klubet do t’iu bëjë presion konfederatave të ndryshme për të dhënë “po” e tyre ndaj projektit “Infantino”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League