NBA

Propozimi, një mënyrë e re e kualifikimit për në fazën play off në NBA

Komisioneri i NBA-së, Adam Silver, po studion një mënyrë të re të organizimit të fazës së play off-it, që do të përfshijë skuadrat më të mira nga të dyja Konferencat, në përpjekje për të rritur rivalitetin dhe spektaklin. Duke parë diferencat e mëdha që kanë skuadrat në të dyja Konferencat, si në Lindje ashtu dhe në Perëndim, propozimet kanë qenë të ndryshme.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas mbrëmjes së “All Star Game”, komisioneri Adam Silver deklaroi se ideja e tij është që numri i skuadrave nga secila Konferencë që shkon në fazën e play off-it nuk ndryshon. Pra, 8 nga secila Konferencë. Por 16 skuadrat në total, do të kenë një renditje nga vendi i parë në të 16-tin, në bazë të rezultatit që do të arrijnë në fund të sezonit të rregullt.

Dhe, 8 çiftet që do të formoheshin në fazën çerekfinale janë:

1-16 dhe 8-9

5-12 dhe 4-13

3-14 dhe 6-11

7-10 dhe 2-15

Më këtë skemë të re, mund të ndodhë që në finalet e NBA-së të shohim edhe dy ekipe nga e njëjta Konferencë. Gjithsesi, para se të miratohet kjo formulë e re duhet “OK” nga të paktën 20 skuadra të NBA-së, nga 30 që janë gjithsej.

Më shumë nga NBA