Miks Bota

Protesta në stadium, ndërpritet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Universitare

Momente tensioni dhe paniku në stadiumin kombëtar të Tajvanit, aty ku sot u zhvillua ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Universitare (Universiada). Një grup manifestuesish, që po protestonin kundër reformës së pensioneve në një zonë pranë stadiumit. Ata kanë arritur të thyejnë kordonin e sigurisë, duke iu afruar delegacioneve që po bënin hyrjen e tyre për parakalim (delegacionet ishin brenda në një pallat sporti, ngjitur me stadiumin ku bëhej parakalimi dhe ceremonia).

Kjo ngjarje ka frikësuar pa masë delegacionet dhe organizatorët kanë vendosur të ndërpresin për minuta të tëra parakalimin gjatë ceremonisë së hapjes. Vetëm pasi është rikthyer qetësia dhe u konfirmua që protestuesit nuk përbënim më asnjë problem ka vijuar parakalimi i delegacioneve, por tashmë pa zbatuar protokollin zyrtar. Delegacionet parakaluan pa asnjë vullnetar para tyre që të mbante flamurin dhe emrin e shtetit, por sportistët mbanin me vete flamujt e vendeve të tyre.

Më shumë nga Miks Bota