Formula 1

Provat e lira në Montmelo, dominon makina Mercedes e Bottas

Në pistën spanjolle të Montmelo u zhvillua sot dita e dytë e provave të lira në Formula 1, ku skuadrat e pilotët kryen teste e radhës. Më i shpejti ishte piloti finlandez Valtteri Bottas me Mercedes, që përshkoi 139 xhiro në total dhe realizoi kohën 1’16”904. Në vendin e dytë u rendit makina Ferrari e Antonio Giovinazzi, piloti kolaudator, që ishte vetëm 68 të mijëtat më i avashtë se finlandezi, ndërsa në vendin e tretë u rendit makina McLaren, edhe kjo e pilotuar sot nga piloti kolaudator Lando Norris.

U rikthye në pistë me një makinë të Formual 1, edhe pse në teste, polaku Robert Kubica, që provoi makinën Williams, duke u renditur në vendin e tetë. Ajo që ra në sy në ditën e dytë ishte prania e shumë pilotëve të rinj dhe kolaudatorë, ndërkohë që munguan mjaft “big” si Raikkonen e Ricciardo, që nuk preferuan të testojnë makinën. Kjo ishte dita e dytë dhe e fundit e këtyre testeve sezonale të Formula 1, të lejuara nga FIA.

Më shumë nga Formula 1