Premier League

Provokoi tifozët e Juventus, Guardiola mbron Mourinhon para derbit

Vigjilje derbi për Pep Guardiola, që pas furisë së golave të Manchester City në Champions League ndaj Shakhtar Donetsk, tashmë përgatitet të sfidojë Manchester United të “armikut” José Mourinho, që ndodhet plot 9 pikë pas “Qytetarëve” në klasifikim. Manchester City është ende i pamundur në kampionat dhe nën presionin e Chelsea dhe Liverpool, nuk mund të ulë ritmin. Por pikërisht para përballjes së nxehtë, spanjolli ka preferuar të shënjestrojë një shigjetë positive në favor të Mourinhos. Konkretisht “Special One” ndodhet në qendër të një cikloni, pas provokimit ndaj tifozëve të Juventus.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

“Fatmirësisht prej disa kohësh flitet më pak për rivalitetin tonë. Në fund të fundit, si unë, ashtu edhe Jose jemi persona më të mirë se sa përshkruhemi. United u tregua i aftë të fitojë në Torino, aty ku humbin thuajse të gjithë. Asnjë skuadër nuk ndodhet jashtë luftës për titull në nëntor, nëntë pikë distancë nuk janë shumë. Pastaj United ka një histori që meriton respekt. Çdo derbi është special, të luash në “Old Trafford” do të jetë edhe më shumë në kthim. Nuk kemi fituar asnjë nga dy derbit e fundit, por ajo që ka vlerë është fitimi i titullit…”, deklaroi Guardiola.

Më shumë nga Premier League