Merkato

Pse te Manchester City? Mahrez flet hapur para gazetarëve

Riyad Mahrez ka finalizuar transferimin e tij 75 mln euro te Manchester City, duke u bërë blerja e rekord e klubit disa javë përpara se të fillojë mbrojtja e titullit të Premier League.

Pep Guardiola donte 27-vjeçarin që në janar por ishte gati të priste deri në verë pas refuzimit të Dhelprave.

Tani më në fund algjeriani është bërë Qytetar, dhe këto janë fjalët e tij të para si një lojtar i City-t: “Jam shumë i lumtur që i bashkohem City-t, një ekip që luan futboll të madh nën drejtimin e Pep Guardiola-s.

“Ka qenë një kënaqësi duke i parë nga larg. Pep i pëlqen futbolli sulmues, që është i përsosur për mua, dhe paraqitjet e City-t sezonin e kaluar ishin të shkëlqyera.

“Ata janë duke shkruar historinë e futbollit anglez, dhe unë dua të jem pjesë e saj.

“Mendoj se mund të vazhdojmë të jemi të suksesshëm dhe mendoj se edhe personalisht mund të përmirësohem nën drejtimin e Pep.”

Më shumë nga Merkato