Connect with us

Futboll

PSG? City? Jo, Sanchez mund të përfundojë te… Monaco!

PSG? City? Jo, Sanchez mund të përfundojë te… Monaco!

Kur e gjithë bota pret që Alexis Sanchez të transferohet te PSG-ja apo Manchester City, “The Sun” godet duke përmendur një destinacion krejt tjetër: Monaco! Sulmuesi i Arsenalit  vazhdon t’i mbajë me duar në zemër tifozët londinezë, sepse spekulimet për të ardhmen e tij po bëhen edhe më acaruese se mizat e këtij gushti, duke e mbajtur pezull qëndrimin e tij në “Emirates Stadium”.

Gazeta britanike shkruan se Monaco ka gati 45 milionë paundë për kilianin, i cili më parë ka luajtur te Barcelona dhe Udinese. Trajneri Arsene Wenger është i vendosur për të mos e shitur 28-vjeçarin, edhe pse ka vetëm një vit kontratë dhe verën tjetër mund të largohet me parametra zero.

Back to training! ⚽️💪🏽 De vuelta a los entrenamientos …

A post shared by Alexis Sanchez (@alexis_officia1) on

Me PSG-në që transferoi yllin Neymar për 222 milionë euro dhe rrezikun që Kylian Mbappé në ditët e fundit të merkatos të kalojë te Real Madrid, klubi i principatës do të ndërhyjë me çdo kusht për të bërë të vetin një lojtar klasi si Sanchez, i cili është i aftë për të udhëhequr ekipin edhe në Champions League, aty ku në sezonin e ardhshëm bardhekuqtë duan të arrijnë suksesin e vjetshëm.

Problemi me sulmuesin është paga e tij. Ai e konsideron veten po aq të vlefshëm sa Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, bazuar në kërkesat financiare që ka: 25 milionë euro në vit. A është Monaco gati për të pranuar një çmenduri të tillë? Ndoshta, sepse po humb gjysmën e skuadrës!

 

Më shumë nga Futboll