Kampionatet në Europë

PSG dëshiron ta bindë Verrattin përmes Belottit

Te PSG janë të dëshpëruar. Duke ditur qëllimin e Marco Verrattit për ta lënë klubin parizien dhe ikur drejt “Camp Nou”, drejtuesit e klubit francez janë duke përdorur çdo armë të mundshme për ta mbajtur atë. Veprimi i fundit, në përpjekje për ta bindur mesfushorin italian, është dërgimi i një mesazhi të qartë për të përforcuar ekipin me një sulmues, siç është rasti i patriotit të tij, Andrea Belotti. Një nga argumentet kryesore që Verratti dëshiron të largohet është se PSG-ja nuk është e fuqishme mjaftueshëm për të përballuar sfidat europiane, kryesisht Ligën e Kampionëve, pas pesë sezonesh pa sukses. Kjo është arsyeja pse PSG-ja dëshiron të rrëmbejë sulmuesin e Torinos, i treti golashënues më i mirë në sezonin e kaluar, në Seria A, me 26 pikë, dhe shokun e Verrattit në ekipin kombëtar italian. Torino, sikurse referohet, kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë xhevahirin e vet.

Më shumë nga Kampionatet në Europë