Champions League

PSG, Emery: “Real Madrid nuk është kundërshtari më i keq…!”

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, pasi mësoi fatin e skuadrës së tij në hedhjen e shortit të Champions League, në garën për 1/8, pranoi se Real Madrid nuk është konkretisht kundërshtari më i keq i mundshëm për ekipin parisien, madje duke shtuar faktin se ai dhe PSG kanë gjithçka nevojitet për të mposhtur kundërshtarin “Los Blancos”.

Rezultate imazhesh për psg real madrid

“Nuk mendoj se kemi patur kundërshtarin më të vështirë të mundshëm. Champions League në vetvete ofron më të mirën e futbollit europian dhe jemi të lumtur që sfidojmë kampionët në fuqi të Europës”, deklaroi trajneri spanjoll i PSG duke folur për median “Beln Sports”. Një supersfidë sa e bukur aq edhe fatkeqe, pasi do të eleminojë njërin prej dy pretendentëve kryesorë për fitimin e trofeut të Champions League.

Më shumë nga Champions League