Futboll

PSG fiton me përmbysje ndaj Lyon dhe mban ritmin e Monaco

Paris Saint-Germain ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme ndaj Lyon duke mbajtur ritmin e kryesuesve të Monaco. Ishte një ndeshje emocionuese në “Parc des Princes” me miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Lacazette përpara se dy golat e Rabiot dhe Draxler të përmbysnin gjithçka. PSG mbetet në vend të dytë të renditjes së Ligue 1, tre pikë më pak se Monaco.

Supersfida e javës së 30-të Ligue 1 kishte premisa për të qenë një ndeshje spektakolare dhe lojtarët nuk zhgënjejnë. Vizitorët arrijnë të gjejnë avantazhin menjëherë pas vetëm 6’ minutave lojë. Alexandre Lacazette kërcen mbi të gjithë lojtarët e tjerë që ishin në zonën e PSG duke bërë që pjesa ku janë vendosur tifozët miq të shpërthejë nga gëzimi.

Goli i Lyon ka nxehur gjakrat dhe ndeshja bëhet e luftuar në të gjitha pjesët e fushës duke provokuar arbitrin e ndeshjes të nxjerrë disa kartonë të verdhë. Por pas gjysmë ore lojë vendasit rikthejnë baraspeshën.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Javier Pastore fut një top të mrekullueshëm në zonë dhe gjen këmbët e Rabiot i cili godet bukur duke mundur portierin kundërshtar. Goli i jep vetëbesim kryeqytetasve dhe Di Maria humbet një rast të mirë për të kaluar në avantazh përpara se PSG të zhvillonte një aksion mjaft të bukur që do t’i jepte për të parën herë avantazhin.

Është sërish Pastore ai që përgatit golit teksa jep një pasim tjetër të nivelit të lartë këtë herë për gjermanin Draxler, i cili godet me të parën duke realizuar një gol mjaft të bukur. PSG arrin të kontrollojë ndeshjen pas golit të avantazhit dhe Lyon nuk sulmon me agresivitetin e duhur për të rrezikuar vendasit të cilët kanë disa mundësi të mira për të shënuar golin e qetësisë por duhet të vuanin deri në fund për këtë fitore të rëndësishme.

Më shumë nga Futboll