Futboll

PSG fiton me vështirësi, Neymar çudit me festimin e tij (video)

Paris Saint-Germain ka marrë fitoren e radhës, por nuk ka qenë aspak e lehtë për lojtarët e Unai Emery. “Les Parisiennes” kanë mundur 2-0 në transfertë skuadrën e Amiens dhe kanë siguruar një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës të Francës.

Vendasit, që mbajnë vendin e 13-të në kampionatin francez dhe kanë pësuar humbjen e pestë radhazi në të gjitha kompeticionet, kanë mbetur me dhjetë lojtarë në minutën e 34-t. Pavarësisht nga kjo, goli që ka zhbllokuar ndeshjen në favor të miqve ka ardhur në minutën e 53-të dhe falë një penalltie të fituar nga Neymar, i cili është paraqitur vetë në pikën e bardhë. Braziliani e ka festuar golin me një gjest të veçantë, duke hequr këpucën dhe duke e vënë sipër kokës së tij.

Goli i sigurisë ka ardhur në të 78-ën dhe është realizuar nga mesfushori Rabiot. Në gjysmëfinale, ata do të përballen me fituesen e çiftit Angers-Montpellier.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll