Futboll

PSG-ja do të ndjekë tre lojtarë në Lazio-Fiorentina

Babagjyshi i Vitit të Ri te PSG-ja është presidenti Nasser Al-Khelaifi. Me urdhër të këtij të fundit, hierarkia e klubit planifikon të përforcojë skuadrën në ofensivë dhe ka nisur që tani të punojë për merkaton e janarit. Siç raporton “Tuttomercatoweb”, skautë të klubit francez do të jenë të pranishëm në ndeshjen Lazio-Fiorentina në fundjavë. Lojtarët të cilët pritet të jenë në “lupën” e kampionëve të Ligue 1 janë Ciro Immobile dhe Felipe Anderson nga skuadra kryqytetase dhe Federico Bernardeschi nga violët.

Të tre lojtarët janë të lidhur me kontrata afatgjata me klubet e tyre respektive. Bernardeschi ka firmosur për deri në vitin 2019 në Firenze, teksa kontrata e sulmuesit Immobile në Romë përfundon në vitin 2021. Anderson ka firmosur për një vit më pak se italiani. Interesi i parisienëve për një lojtar si Immobile është paksa surprizues, sepse ky i fundit – edhe pse deri tani ka shënuar nëntë gola në Serie A – nuk ka bindur me performancat e tij, ashtu si edhe më parë te Borussia Dortmund.

 

 

 

Më shumë nga Futboll